Kontroll parlamentar mbi sherbimet e inteligjences

Mazhoranca dhe opozita gjejnë paqen për kontrollin parlamentar mbi shërbimet e inteligjencës.
Votuan në unanim projektligjin, i cili është hartuar me ekspertizën e OSBE-së dhe ekspertëve më të mirë britanikë të fushës. Para Komisionit të Ligjeve, propozuesi, ligjvënësi demokrat Leonard Demi shpjegoi se nisma u ndërmorr pasi në legjislacionin aktual ekziston vakum ligjor.
Pavarësisht dakordësisë, opozita u shpreh se meqenëse flitet për një reformë të rëndësishme, duhet kujdes në definimin e disa koncepteve të mbikqyrjes.
Drafti ligjor parashikon kontrollin parlamentar mbi shërbimet informative, veçanërisht mbi ligjshmërinë e aktivitetit të tyre, buxhetin dhe shpenzimet financiare, si dhe kontrollin e ushtruar nga ekzekutivi. Projektligji në fjalë u miratua me konsenus edhe në komisionin parlamentar të Sigurisë.