E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, ujerat izolojne 80 shtepi



Rikthimi i dimrit alarmon Myzeqene. Mbi 80 shtepi jane perfshire nga vershimet e ujerave qe kane bllokuar qarkullimin, ndersa stuhia e forte ka rrezuar reklamat ne rruge, banderolat dhe kane thyer deget e pemeve e demtuar linjat telefonike. Kjo ka qene pamja e qytetit te Fierit gjate dites se djeshme, kurse per 4 ore me radhe ka munguar edhe energjia elektrike. Rruget jane mbuluar nga uji dhe shkarkueset nuk kane kryer funksionin e tyre, duke permbytur dhjetera shtepi. Fshatrat pergjate rruges Fier-Seman, si dhe pergjate rruges kombetare Fier-Lushnje, jane te gjithe te rrezikuar. Mbi 50 shtepi ne zonen e Ferme-Clirim e Topoje, 10 shtepi ne Portez dhe disa te tjera ne Kolonje e Vajkan, gjenden pothuaj te izoluara si shkak i ujit qe ka bllokuar kanalet. Lumi Gjanica ka shtuar prurjet e tij, duke rrezikuar per te disaten here tregun industrial, qe shtrihet pergjate shtratit te tij.

Xh. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›