E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu i rrembyer vonon uljet e avioneve

Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe ne aeroportin e vetem nderkombetar te vendit, ate te Rinasit. Paraditja e djeshme e ka gjetur Tiranen ne nje stuhi shiu dhe ka sjelle vonesa ne uljen e avioneve qe vinin nga vende te ndryshme. Burime nga aeroporti kane bere te ditur se, "gjate dites se djeshme qe nga ora 09:00, ka pasur probleme ne uljen e avioneve per shkaqe te motit te paqendrueshem, me ere te forte dhe shi, duke penguar uljen, si dhe largesine e shikimit". Sipas te dhenave, problemi me i madh ka qene me nje avion te linjes "Turkish Airlines", i cili ka ndenjur per disa minuta ne ajer, pa mundur te ulet, pasi rrebeshi i shiut ne oren kur ai do te ulej, ka qene i madh. Pikerisht ulja e avionit ishte parashikuar per ne oren 10:00, por ai eshte shtyre per me vone me qetesimin e motit, gje e cila ka ndodhur ne oren 10:30, kur avioni i ardhur nga Turqia eshte ulur ne pisten e Aeroportit te Rinasit, pas asnje lloj problemi. Burime nga komisariati i Rinasit, kane bere te ditur se nuk ka pasur probleme te medha ne lidhje me pasagjeret, pervec disa vonesave te vogla, nga 5-10 minuta, ne lidhje me uljen e avioneve qe jane shkaktuar nga shiu i dendur. Nderkaq, autoritete te aeroportit thane, se gjendja eshte normalizuar shume shpejt dhe nuk jane krijuar me probleme te tilla.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›