E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier vdes 18-vjecari u plagos ne aksident

Një i ri 18-vjecar ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës në spitalin e qytetit të Fierit, pasi kishte mbetur i plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e së hënës.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, shtetasi Gëzim Shkrela po udhëtonte me motor bashkë me një fëmijë 8-vjecar, kur papritur janë goditur nga një automjet tip “Benz”.

Nga përplasja e fortë, 8-vjecari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që drejtuesi i motorit i mbijetoi plagëve të rënda të marra deri në mëngjesin e sotëm.

Nga ana tjetër, policia e Fierit njofton se ka arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin Argen Abilaj, i cili pasi goditi Aksidente rrugoreAksident në Milot, një i vdekurLaprakë, aksidentohet mjeti i udhëtarëve 60-vjecari i paidentifikuar në morg motorin tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Më 11 janar në vend hyri në fuqi kodi i ri rrugor, që parashikon ndëshkime më të rrepta për drejtuesit e automjeteve që shkelin ligjin, por për efektet e tij është ende herët.

Gjoba të ashpra është parashikuar të vendosen vecanërisht për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurisë, dhenia e automjetit një personi që nuk ka patentë, si dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Ndryshimet në Kodin Rrugor u kritikuan para pak kohësh nga ekspertë të pavarur të sigurisë rrugore, të cilët shprehën rezervat e tyre në vecanti për kapitullin ku flitet për gjobat.

Eksperti Gëzim Hoxha dekaroi për Top Channel se nuk mund të vendosen gjoba të dyfishuara për shoferët, në një kohë që atyre nuk u ofrohet një rrugë brenda parametrave si dhe një sinjalistikë e zbatueshme.

Ndërsa drejtori i policisë rrugore, Vullnet Topalli, deklaroi në një intervistë për Top Channel se për të informuar qytetarët për ndryshimin e nivelit të gjobave, autoritetet shtetërore do të ndërmarrin një fushatë.

“Të gjitha detajet do të citohen nga punonjësit e policisë në lidhje me drejtuesit e automjeteve që shkelin normat. Por do të kemi një prononcim edhe në televizionet e vendit, që drejtuesit të njihen me ndryshimet e fundit. Është njëfarë fushate sensibilizimi për drejtuesit e automjeteve”, deklaroi Topalli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›