E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Te shkarkohet Spahiu

Me nismën e deputetëve demokratë, Kuvendi i Shqipërisë do të nisë procedurën për shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

I zgjedhur nga po kjo mazhorancë në korrik të 2007-ës, Kreshnik Spahiu, drejtues i lëvizjes Aleanca Kuqezi, akuzohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe përdorim politik të një insitucioni të pavarur kushtetues.

Lajmin e beri të ditur vetë kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e parë me deputetët demokratë, ku bëri me përgjegjësi të njëjtë për dhunimin e Kushtetutës edhe presidentin e Republikës, Bamir Topi, i cili është njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë Kercenimet e tua me kujtojne mikun tend te madh Hosni Mubarak dhe tere historine e sojit te te forteve mbi karrige

Edi Rama
të Drejtësisë.

“E vërteta është se kjo parti e KLD-së, është parti direkt e kryetarit të KLD-së, i cili, në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, të ligjeve të vendit, i ka lejuar vetes që institucionet, të cilat i janë besuar në përputhje me Kushtetutën, të përdoren në mënyrë të papërgjegjshme për interesa strikte partiake, por duke dhunuar rëndë këto dy institucione”, deklaroi Berisha.

Kryeministri Berisha shprehu dyshimin e disa deputetëve se KLD-ja, edhe pas vendimit të Parlamentit, nuk do t’ia heqë mandatin zotit Spahiu, por sic tha kryeministri, kjo mazhorancë do të bëjë detyrën e saj para Kushtetutës dhe atyre që e kanë votuar.

“Ne i themi atij se nuk përfaqëson këtë Parlament, përfaqëson zotin Topi dhe përfaqësoni njëri-tjetrin, kjo është zgjedhja juaj. Por për Parlamentin shqiptar, një sharlatan që pasi ka vendosur standartet më të papranueshme në funksionimin e atij institucioni dhe merr dhe e kthen në një forcë politike, kjo është gjë shumë e rëndë”, theksoi Berisha.

Kryeministri bëri të qartë se për presidentin Topi nuk do të nisë asnjë procedurë për shkarkim nëpërmjet një komisioni hetimor, sic do të ndodhë me zëvendësin e tij në KLD, Kreshnik Spahiu. Por kryeministri Berisha është i bindur se dyshja Topi-Spahiu po vepronë për llogari të Edi Ramës.

“Njerëzit e qytetëruar nuk i lejojnë vetes kurrë që dy institucionet kryesore të vendit të shndërrohen në particka pse do Edi Rama, pse Edi Rama është i sigurtë se këto zgjedhje nuk i fiton dot dhe thotë se po të këndojë unë himnin e Kreshnikut do ta dëgjojnë më shumë. Në fakt emrin ai e ka, por realisht është një liliput i pavlerë fare”, nënvizoi Berisha.

Për Edi Ramën kryeministri kishte një mesazh tjetër, që nuk lidhej me presidentin, por me 21 janarin. Në fakt, për të thënë se kjo ngjarje është minore përpara 21 janarit të 1920, kur u mblodh Kongresi i Lushnjes për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi i vendosur në Konferencën e Parisit, kryeministri Berisha paralajmëroi se atë ditë do t’i përkushtohet vetëm kremtimit të 91-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, që cilësohet si rithemelimi i pavarësisë së Shqipërisë.

“21 janari i vitit të kaluar sigurisht nuk mund të eklipsojë me asgjë këtë ngjarje të madhe të hisotrisë sonë kombëtare, por si një ngjarje, që synoi të përmbysë me dhunë një qeveri legjitime, ajo është shumë e shëmtuar. Unë kam ndërmend të merrem me ngjarjen historike, por të jem i sinqertë, dua t’i them zotit Rama këtë që vijon: Mesazhin që të kam dërguar më 23 janar 2011 është dhe do të mbetet për mua, sa të mbetem në politikë, i pandryshuar. Ai mesazh i ka brenda të gjitha sa duhet të ketë”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha u tregua kritik me organin e akuzës, që nuk po heton asnjë nga organizatorët e 21 janarit, por përpara se të theksonte se mazhoranca ka të gjitha potencialet për të zgjedhur nga brenda vetes presidentin e ardhshëm, kryeministri Berisha i kujtoi Edi Ramës se organizatorët e 21 janarit nuk do të lihen pa u hetuar. Sipas Kushtetutës, presidenti i propozon Parlamentit prokurorin e përgjithshëm.

“E vërteta është se e kam dëgjuar gjithë këto ditë të cirret dhe zotohet, por e garantoj se ngjarja do të hetohet. Dhe se ata që mendojnë se do ta kapërcejnë pa hetim këtë, ata mashtrojnë veten”, shtoi Berisha.

Reagon Rama: Berisha si Mubarak

Edi Rama iu përgjigj menjëherë kryeministrit Berisha me anë të një reagimi ne Twitter. Ai, në faqen e tij në rrjetin social shkruan se: "Unë i them Saliut që kërcënimet e tua më kujtojnë mikun tënd të madh Hosni Mubarak dhe tërë historinë e sojit të të fortëve mbi karrike".

Më herët Rama shkruante se: "Qeveria duhet larguar jo vec pse modeli i saj ka dështuar, por edhe pse dështimin e quan sukses të madh botëror madje. Tallje e madhe dhe e turpshme".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›