E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, zjarr në tregun e qytetit, digjen plotësisht dy dyqane konfeksionesh

Tregu ne qender te qytetit te Fierit eshte perfshire nga flaket, ku si pasoje 2 dyqane jane shkrumbuar totalisht, ndersa 13 te tjere jane djegur pjeserisht.

Kane qene banoret e zones ata te cilet kane nderhyre menjehere duke bere te mundur neutralizimin e zjarrit ne pjesen ku ndodhet dhe ish- Muzeu i vjeter i qytetit, i cili per fat te mire shpetoi nga gjuhet e flakeve.

Dëmi i shkaktuar eshte i konsiderueshem, pasi ne nje sasi e madhe konfeksionesh u dogjen. Forcat zjarrefikese, te cilat mberriten ne vendgjarje 30 minuta pas njoftimit neutralizuan vatren e zjarrit dhe kthyer situaten nen kontroll.

Te gjitha dyqanet ne kete zone jane ne nje godine te vetme prej druri. Tregetaret pretendojne se ato jane djegur, nderkohe qe nga ana e policise lokale te Fierit kane nisur hetimet dhe dyshohet se shkaku mund te kete qene shkendije elektrike.

Te gjitha dyqanet qe u perfshine nga zjarri ndodhen ne kat te pare, nderkohe qe kati i dyte eshte nje godine teper e vjeter dhe e parestauruar.

Se fundmi Bashkia e qytetit ne projektin per te mbrojtur vlerat historike të qytetit ka parashikuar te bëjë një restaurim te saj, por kjo ka mbetur pezull për mungese fondesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›