E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fier, përplaset makina, humb jetën i mituri

Një fëmijë ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në Fier. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 16:00 në të ashtuquajturën kthesa e Patosit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ndodhej në një automjet të familjes dhe për shkak të shpejtësisë me të cilën po ecte babai i tij, Besnik Hasani, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bllok betoni. Për pasojë i mituri ka marrë plagë të rënda, ku pavarësisht transportimit me urgjencë të tij drejt spitalit ai nuk ka mundur të mbijetojë duke mbërritur i vdekur në duart e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërrritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›