E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri në errësirë, defekt në nënstacion

Një avari në një nga nënstacionet elektrike ka lënë pa drita një pjesë të qytetit të Fierit gjithë paraditen e së dielës.

OSSH njoftoi se avaria në nënstacionin Fieri 1 ka ndodhur si pasojë e motit të keq në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Defekti ka bërë që një pjesë e mirë e qytetit të mbetet pa energji elektrike.

Burime zyrtare nga OSSH njoftuan se brigadat e elektricisteve kanë mundur të riparojnë defektin dhe të rikthejnë energjinë në zonat që mungonte pak pas mesdite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›