E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, thirrje palëve të zgjidhin ngërçin politik


Lëvizja Socialiste për Integrimi i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të bëjnë përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik. Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama ka theksuar se është për të ardhur keq që një muaj nga darka e Strasburgut ka mungesë reflektimi nga palët dhe të ketë një produkt real të zgjidhjes së krizës. Sipas tij janë shtuar pëpjekjet e ndërkombëtarëve të cilët i bëjnë thirrje politikës të gjejnë zgjidhjen e duhur për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të përshpejtohet procesi i liberalizimin e vizave. Ai shtoi gjithashtu se LSI-ja këmbëngul në gjetjen e një zgjidhjeje e cila respekton Kushtetutën dhe garanton funksionimin normal të institucioneve.
Ndërkohë në lidhje me zgjedhje në LSI Rama ka theksuar se kjo parti është në fazë ristrukturimi duke theksuar se janë organizuar një sërë takimesh me bazën të cilat synojnë të ngrejnë lart angazhimin e çdo antari dhe të vëjë në punë strukturat e partisë.
"Kemi nisur fushatën e zgjedhjeve për kryetar të LSI-së për Tiranën dhe është evidentuar fakti një intelektualë të shquar janë angazhuar në këtë garë dhe kjo shpreh ambicien tonë për të qënë një parti e hapur për intelektualët theksoi më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›