“Fifa-gate”/ Edhe Apeli shfajson dyshen Blater-Platini

Mishel Platini dhe Sep Blater i kanë dhënë fund sot një beteje gjyqësore, e cila ka zgjatur për plot dhjetë vite. Sot Apeli ka deklaruar se Mishel Platini nuk ka marrë rryshfetin prej 1.8 milionë eurosh nga ish-kreu i FIFA-s, Sep Blater.
Ajo që njihet si “FIFA gate” pengoi Platininë që në 2015-ën të garonte për vendin e presidentit të FIFA-s, pozicion ky që u morr nga krahu i tij i djathë, Xhani Infantino. Beteja ligjore stërmundoi francezin, i cili nuk mundi që të kurorëzonte ëndrrën e tij të madhe.
“Praktikisht jam persekutuar nga disa persona brenda FIFA-s dhe disa prokurorë në Zvicër. Historia është e thjeshtë, nuk mu lejua që të bëhesha president i FIFA-s”, tha Platini për mikrofonët e “Bfm Tv”. A.V.