E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fifa, hetim Egjiptit

Organizata me e larte e futbollit boteror, Fifa, njoftoi hapjen e nje hetimi per marrjen e masave disiplinore ndaj Federates Egjiptiane te Futbollit.

Ne hetimin e Fifa-s do te perfshihet incidenti i javes se shkuar ne Kajro ne ndeshjen e vlefshme per eliminatoret Boterorin Afrika e Jugut 2010, Egjipt-Algjeri. Federata egjiptiane do te hetohet per mosmarrjen e masave te nevojshem per sigurimin e mbarevajtjes se takimit pas sulmeve me gure te ndermarre nga tifozet vendas kunder autobuzit te lojtareve algjeriane ne Kajro.

Incidentet mes dy tifozerive jane perseritur edhe diten e merkure pas takimit te luajtur ne fushen asnjeanese te Sudanit  ku algjeria mposhti egjiptin 1-0 duke siguruar bilete per ne Boteror per here te dyte ne historine e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›