E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keane: FIFA ka favorizuar Francën në Botëror

Sulmuesi irlandez Robbie Keane mendon se FIFA e ka favorizuar qëllimisht Francën që të jetë pjesë e Kampionatit të ardhshëm Botëror.
Franca u kualifikua në kampionatin Botëror falë një goli të shënuar në vazhdime nga William Gallas, por paraprakisht Thierry Henry ndali topin me dorë para se të pasonte te bashkëlojtari i tij.
"Dora ishte aq e dukshme, jemi të dëshpëruar. FIFA absolutisht nuk dëshironte që Irlanda të shkojë në Kampionatin Botëror", ka thënë për Eurosport sulmuesi i Tottenhamit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›