Fifi & Tiri Gjoci rrëfejnë emocionet pas performancës me “Rri” në Fest 64: E shijuam shumë

Këngëtaret Fifi dhe Tiri Gjoci ndanë emocionet e tyre pas performancës me këngën “Rri” në Festivalin e Këngës 64, duke treguar për përjetimet dhe reagimet nga publiku.
Fifi u shpreh se “Jam ndjerë shumë mirë. Si fillim nis të dridhesh, të kapin emocionet, por ishte shumë nice. E kam shijuar shumë”.
Ndërsa Tiri shtoi se “nuk ka lidhje me provat, kur ngjitesh në skenë ke shumë emocione. E shijuam shumë. Morëm edhe disa kritika pse nuk iu kthye publikut pas thirrjeve të tij”.
/rtsh.al/