Fiks Fare Komunitetit rom ushqime ne kembim te votes

Stafi i kandidatëve të Partisë Demokratike në njësinë bashkiake numër 7
kanë shpërndarë pako me ushqime për banorët e zonës, kryesisht për
anëtarët e komunitetit rom.
Për të tërhequr pakot, kanë kërkuar konfirmimin e tyre se janë votues të zonës dhe paraqitjen e kartës së identitetit, dokumentit që ata do të paraqesin në njësinë e votimit më datën 23 qershor. Nga investigimi që kanë bërë gazetarët e emisionit “Fiks Fare” rezulton se emrat në listë janë sugjeruar nga njerëzit e përfshirë në shtabe elektorale, të cilët njohin terrenin dhe zonat e njësisë bashkiake numër 7 të kryeqytetit. Këta njerëz të angazhuar fuqishëm në procesin zgjedhor, duke konfirmuar lista, njerëz, duke mbajtur shënime dhe duke regjistruar kryesisht votuesit djathtas, por edhe të lëkundurit, janë edhe përgjegjësit dhe “administratorët” e listave të pakove, ushqimeve, sigurisht në këmbim të votës. Komuniteti rom konsiderohet nga statistikat, studimet raportet kombëtare e ndërkombëtare si kontingjenti më i varfër, me numër të lartë papunësie, me probleme të mëdha ekonomike dhe ndihmat ushqimore apo çfarëdolloj pakete mund t’u jepet është një ndihmë tepër e madhe, sikur edhe për të kaluar 15-ditëshin, me bukë, miell, sheqer apo oriz. Investigimi i gazetarëve të “Fiks Fare” ka arritur të filmojë të gjithë itinerarin e procedurës, kur përfaqësuesit e komunitetit rom mbërrijnë në vendin e shpërndarjes së ndihmave, kur banorët paraqiten, japin për verifikim kartën e identitetit, dokumenti që paraqitet në njësinë e votimit dhe më pas marrin pakon me ushqime për ta çuar pranë familjes. Siç tregohet edhe në foto, personat që shpërndajnë pakot e ushqimeve janë të veshur me bluzat e prodhuara për fushatën elektorale me logon e Partisë Demokratike nën sloganin “ne jemi ndryshimi përpara”. Në foto dallohet qartë, banori i cili dorëzon kartën e identitetit dhe pasi paraqet atë, stafi elektoral i Partisë Demokratike, shtabet e ngritura në njësinë bashkiake numër 7, dorëzojnë pakon me ushqime. Dy javë para votimeve, “Fiks Fare” sjell fakte nga mënyra sesi kandidatët e Partisë Demokratike kërkojnë votën e banorëve të Tiranës në këmbim të një pakoje ushqimesh. “Fiks Fare” solli me pamje momente nga shpërndarja e ushqimeve prej stafit të kandidatit të PD-së në Tiranë, z. Gazmend Dibra. Qeset me ushqime janë ndarë gjatë fundjavës së kaluar në një dyqan që tregton bojëra në rrugën “Myslym Shyri”. Gazetarët e këtij emisioni kanë mundur të filmojnë edhe kandidatin për deputet Dibrën, brenda ambienteve të dyqanit ku shiteshin bojërat, si dhe ndihmat e paketuara, gati për t’ua dhënë banorëve të rrugës “Myslym Shyri”, të cilët i kishin garantuar votën e Dibrës. Edhe pse ndihmat ndaheshin në një mënyrë tepër të sigurt, ku ishin të aktivizuar të paktën pesë persona, gazetarët kanë mundur të kontaktojnë me disa banorë që kishin marrë ndihmën. / Top Channel