E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiksimi për celularët!

deguzman-celularetNë ditët e sotme nuk mund të bësh asgjë pa e regjistruar veprimin tënd në telefonin celular,një tendencë që Charlene de Guzman e ka vënë në dukje në një film të shkurtër.

Aktorja dhe regjisorja amerikane me origjinë filipinase ka treguar në filmin e saj “I Forgot My Phone” se aktivitete të thjeshta si ecja në natyrë apo qëndrimi në shtrat me të dashurin pengohen nga përdorimi i celularit.

Fiksimi i njerëzve me celularët më trishton jashtë mase. Unë dua të shijoj momentin pa e hedhur në Instagram, shkruan de Guzman në blogun e saj.

Ajo sqaron se frymëzimi për këtë film të shkurtër i erdhi gjatë një koncerti ku të gjithë e kaluan kohën duke bërë foto e duke regjistruar video dhe jo duke shijuar muzikën. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›