E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami shqiptar: SHBA do kishte vepruar edhe për një balenë të vrarë, ndërhyrja në Siri është e vonuar

imamAmerika është e vonuar në ndërhyrjen e saj në Siri. Edhe një balenë po të kishte vdekur, do ishte ngritur komision, jo më për Sirinë, ku kanë vdekur 150 mijë njerëz. Kështu shprehet imami i xhamisë së Rrugës së Kavajës në Tiranë, Ahmed Kalaja, për Vizion Plus.

Ai është një prej shqiptareve që e njeh prej vitesh Sirinë dhe situatën atje, për shkak se ka studiuar në Damask, dhe ka ndjekur me vëmendje gjatë këtyre viteve ngjarjet që e kanë përfshire ketë vend. Për imamin Kalaja, Rusia dhe Kina, të cilat duket se janë në mbështetje  të politikave të Asad, po e bëjnë këtë vetëm për qellim përfitimi ekonomik.

Sipas imamit, kjo luftë duhej të kishte marrë fund me kohë, pasi zemërimi i popullit është i madh. Shqipëria numëron 100 persona të kenë përfunduar studimet në Siri, ndërsa në vendin tone jetojnë fare pak shtetas sirianë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›