Filin del nga spitali

Do te udhëtojë për në Gjermani për të marre mjekim me te specializuar . Drejtori artistik i teatrit më të madh dhe famshëm rus, “Balshoi”-t, Sergei Filin, ka dale mëngjesin e sotëm nga spitali i Moskës
42-vjeçari u be muajin e kaluar viktimë e një sulmi me acid në fytyrë, që e la gati të verbuar. Deri tani, ai i është nënshtruar 4 operacioneve ne sy e ndërhyrje te tjera. Megjithatë, përpara gazetareve te mbledhur ne hyrjen e spitalit, ai tha se ndihej mire.
”Jam mire, e madje do thosha shume mire po te shihja ca me qarte. Kam akoma probleme me syte, por jam plot energji e force, duart e këmbët i kam krejtësisht te shëndetshme. Kam energji, dëshirë, vullnet, pra them e se jam mire”, u shpreh ai.
Një dite me pare, Filin u citua te kete thënë se e njihte identitetin e agresorit. Ai nuk dha emra, por e beri te qarte se e gjithë episodi, ka te beje vetëm me punën.
”Nuk kam thjesht dyshime se kush e beri këtë veprim, jam absolutisht i bindur qe e di cili qëndron pas tij. Megjithatë për këtë çështje do te flas vetëm kur hetuesit te jene te gatshëm ta bëjnë publik rezultatin e kërkimeve te tyre”, deklaroi Filin.
Filin ka qene një prej figurave me te përfolura ne Rusi si drejtues i teatrit te famshëm te Moskës për gati dy vjet. 42-vjeçari rrëfen se sulmi pasoi një seri kërcënimesh te vazhdueshme dhe nuk ka dyshime se ai është motivuar nga merite dhe rivaliteti ne pune.