E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane zbulohet punishtja e falsifikimit te kartmonedhave

Është zbuluar në Tiranë punishtja e falsifikimit të kartëmonedhave. Operacioni është kryer nga strukturat e anti krimit ekonomik në Policinë e Tiranës. 
Uniformat blu, gjatë operacionit të koduar “ Aeroporti” kanë arrestuar shtetasit Ermal Kurti, 23 vjeç, Ervis Ziri 18 vjeç, Emanuel Ziri 17 vjeç, Klodian Ziri 18 vjeç, Fajton Ziri 26 vjeç si dhe është shpallur në kërkim Ervis Vulka.
Por bashkë me arrestimet, policia ka sekuestruar dhe makinerinë me të cilën ishin falsifikuar kartëmonedhat. 
Autorët falsifikonin monedhën 1000 lekëshe të rinj. Punishtja ishte e stacionuar në një ambient bastesh sportive në afërsi të aeroportit të Rinasit në Tiranë. Po sipas Katragjinit mendohet se 6 personat kanë hedhur në tregun e valutës miliona lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›