E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine/ Lirohen pengjet, vritet rrëmbyesi, 7 viktima


Policia filipinase në Manila ka vënë nën kontroll autobusin ku një person i armatosur po mbante peng 16 persona. Policia rrethoi autobusin dhe nisi operacionin, pasi u dëgjuan të shtëna brenda automjetit.
Shumë nga pengjet janë parë të largohen nga autobusi pas ndërhyrjes së policisë.
Autoritetet vendase njoftuan se 7 turistë kinezë janë vrarë.

Mes këtyre pengjeve ka pasur dhe fëmijë të vegjël,ku sipas burimeve mediatike thuhet se ata janë të shokuar nga drama që kanë përjetuar për orë të tëra ,duke u torturuar nga pengmarrësi që i kërcënonte dhe me jetë.
Drama e pengjeve filloi nëntë orë më parë, kur pengmarrësi rrëmbeu një autobus me 25 pasagjerë.
Shumica e pengjeve besohet se janë turistë nga Hong Kongu.
Rrëmbyesi është një ish polic, i larguar nga forcat e rendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›