Sejdiu-qeverisë:Të ndihmojmë Pakistanin
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga qeveria që ta ndihmojë popullin e Pakistanit, që po përballet me përmbytjet shkatërruese.
Sejdiu ka kërkuar nga qeveria të shqyrtojë mundësinë që nga buxheti i Kosovës t'i ndahet një ndihmë financiare Pakistanit.
Kërkesa e presidentit i është dërguar të hënën shefit të qeverisë.
Sejdiu situatën kritike të Pakistanit e ka quajtur një mjerim të vertetë për vendin dhe komunitetin e saj,
ku për javë të tëra Pakistani po përballet me një katastrofe të vertetë .Rreshjet e mëdha kanë përfshirë e gjithë vendin duke shkaktuar dhe përbytje të mëdha, jo vetëm kaq, por dhe një numër të madh viktimash dhe te zhdukurish.