Filipine aktivizohet vullkani Mayon

Aktivizimi i një prej vullkanëve më të rrezikshëm në Filipine ka provokuar të paktën pesë të vdekur, katër shtetas gjermanë dhe një guidë vendase.
Të paktën shtatë të plagosur, pjesa më e madhe turistë që gjendeshin nën këmbët e tij në momentin e aktivizimit.
Vullkani Majon gjendet në jug të Luzon, ishulli kryesor i arqipelagut, 360 kilometra larg Manilës. Në 400 vitet e fundit ai është aktivizuar 48 herë.
Vullkani ka nxjerrë një shirit 500 metra të gjatë prej hiri, me të cilin janë përballur banorët e zonës të cilët kanë dalë për të pastruar rrugët. Gjithsesi sipas sizmologut të vendit ata nuk janë të detyruar të braktisin banesat pasi aktivizimi nuk është i rrezikshëm për jetët e tyre.