E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata ne Siri

Një konferencë ndërkombëtare deri në fund të muajit për ti dhënë fund konfliktit sirian. Ky është vendimi kryesor që është konfirmuar publikisht nga sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov pas takimit të tyre në Moskë. Më parë Kerri ishte takuar me presidentin rus Vladimir Putin në një mbledhje ku ka qenë i pranishëm dhe Lavrov. 
Ka qenë pikërisht ministri i jashtëm rus që ka theksuar se do të përpiqet që të ulë në të njëjtën tryezë qeverinë dhe opozitën siriane, ide që deri tani është kundërshtuar nga opozita. Lavrov ka thënë më tej se do të inkurajojë qeverinë siriane dhe grupet e opozitës që të gjejnë nëj zgjidhje politike. Sekretari amerikan i shtetit Kerri ka ndaluar dhe në Romë ku ka qenë i pranishëm edhe ministri i jashtëm izraelit Tsipi Livni dhe që mund të delegojë negociatat me palestinezët, si dhe ministri i jashtëm jordanzez. Kerri është takuar edhe me kryeministrin e Italisë Enriko Leta si dhe me ministren e jashtme Ema Bonino.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›