E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, burgjet super të populluara

Autoritetet filipinase japin alarmin për mbipopullimi tej mase të burgjeve të kryeqytetit. Një prej tyre është burgu I Quezon, madje personat qe qëndrojnë aty të krijojnë imazhin e sardeleve, shkruajnë agjensitë e lajmeve të cilat përshkrujanë situatën në këto qeli. Statistikat tregojnë se në këtë burg gjenden 2853 të burgosur, ndërkohë që godina është ndërtuar vetëm për 700 njerëz. Në një kohë që numri ideal i të burgosurve në një qeli prej 25 metrash katrorë është 7 të burgosur, sipas direktivave të KOmbeve të Bashkuara, në këtë burg në një hapësirë të ngjashme ndodhen 139 persona, të cilët nuk kanë vend as ku të flenë. Disa prej tyre flenë në tryeza, të tjerë në koridore apo në dysheme. Ndërkaq 100 të burgosur përdorin vetëm një banjo. Në stinën e verës kur temepraturat janë të larta, shumë sëmundje përhapen lehtësisht në radhët e të burgosurve. Shumica e të burgosurve presin ende gjykimin final të tyre, ndërsa të tjerë vuajnë dënimin përkatës. Por siutata në këtë burg nuk është e renduar vetëm për mbipopullimin, por edhe për faktin se për secilin prej të burgosurve është caktuar një buxhet prej 1 dollari për tu ushqyer, dhe kjo ka bere qe shumica e tyre të bien nga pesha vetëm pak ditë pasi janë brugosur. Një tjetër problem për ta, eshtë edhe gjendja psikologjike. Drejtues të organizatës Amnesty International në Philippine thonë se sistemi menaxhue i burgut duhet të rishikohet patjetër, në strukturë dhe substancë dhe shume reforma të tjera. Në total, 1075 burgje llogaritet të jenë në filipine, tek të cilat ndodhen 60205 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›