Filipine, tërmet 6.4 ballë

Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 6.4 ballë e shkallës Rihter ka goditur pjesën veriore të Filipineve. Tërmeti është ndjerë më shumë në ishullin Laoang.
Epiqendra është lokalizuar në një thellësi prej 50 kilometrash.
Nuk ka alarm për cunami dhe deri tani nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.