Fillimi i keq, ja pse Kapllani qendron ne stolSipas gazetës “Augsburger Allgemeine”, arsyeja qëndron te paraqitja jo e mirë e futbollistit të Kombëtares në ndeshjen e parë të Bundesligës 1, të humbur me Energi Kotbusin.

Publikoje ne:
Edhe pse u konsiderua nga trajnerët e Bundesligës 2, si skuadra kryefavorite për t’u ngjitur në Bundesliga 1, Augsburgu i Edmond Kapllanit nuk ka bërë paraqitjen e duhur. Pas pesë ndeshjeve të para ka grumbulluar vetëm 6 pikë, duke u renditur në vendin e 12-të. Sulmuesi shqiptar, i konsideruar si një nga blerjet cilësore, thuajse nuk është preferuar fare nga trajneri i Augsburgut, Jos Luhukay. Sipas gazetës “Augsburger Allgemeine”, arsyeja qëndron te paraqitja jo e mirë e futbollistit të Kombëtares në ndeshjen e parë të Bundesligës 1, të humbur me Energi Kotbusin. Qysh nga ai moment Kapllani ka qendruar ne stoli. Ndeshja e ardhshme e Augsburgut është ajo kundër Hansa Rostokut.
E Marte, 15 Shtator 2009