E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradeci fiton me KamzënGolin e vetëm për skuadrën pogradecare të drejtuar nga Ylli Çekiçi e shënoi Drazhanin

Publikoje ne:

Pogradeci fitoi 1-0 me Kamzën në ndeshjen përmbyllëse të javës së tretë të Kategorisë së Parë, ndeshje që u luajt ditën e hënë në stadiumin e qytetit të Korçës. Golin e vetëm për skuadrën pogradecare të drejtuar nga Ylli Çekiçi e shënoi Drazhanin (17’), që realizoi me kokë pas një goditje këndi. 

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara ditën e shtunë, Partizani fitoi bindshëm 3-1 me Sopotin e Librazhdit. Për të kuqtë e Eduard Zhupës shënuan në pjesën e parë: Hoxha (28’, autogol), Skerdi Bejzade (32’) e Artan Karapici (36’). Për miqtë nga Librazhdi golin e flamurit e shënoi Marildo Lezi (65’).

Burreli fitoi 1-0 me Bylisin, falë një goli të Zenel Radajt (61’), që “shijoi” përveç kënaqësisë të çuarit topit në rrjetë edhe ndëshkimin me karton të kuq nga gjyqtarit tiranas Rama.

Elbasani fitoi 1-0 me Turbinën e Cërrikut me një gol të realizuar nga shkodrani Jasmin Rraboshta (30’).

Gramshi e Besëlidhja ndanë nga një pikë në barazimin 1-1: Gabriel Auia (45’) për gramshiotët dhe Sokol Toma (47’) për lezhjanët ishin dhe autorët e golave.

Skrapari fitoi 1-0 në shtëpi me Bilisht Sport. Golin e vetëm të takimit e realizoi Andi Lame.

Memaliaj e Luftëtari u ndanë në barazim 1-1. Shënoi i pari Zhargalliu (19’), ndërsa për memaliotët barazoi Bullgari (76’)

Lushnja fitoi 2-0 me Adën me golat e Bubeqit (34’) dhe Arbërit (70’)

Lushnja kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Elbasani (6, një ndeshje më pak), Partizani (6), Bylis (6), Pogradeci (6), etj. Turbina renditet e fundit me 0 pikë në tre ndeshje.

Renditja e golashënuesve kryesohet nga Dorian Bubeqi i Lushnjës (3 gola), i ndjekur nga Hamzai (2, Bylis), Jahaj (2, Pogradeci) dhe Zharkalliu (2, Luftëtari).


KATEGORIA E PARë
JAVA 3, 12.09.2009
Ora: 16:30

Lushnja-Ada         2-0
Bubeqi 34’, Arbëri 70’
 
Elbasani-Turbina     1-0
Rraboshta 30’

Memaliaj-Luftëtari     1-1
Bullgari 76’/Zhargalliu 19’

Burreli-Bylis         1-0
Radaj 61’

Gramshi-Besëlidhja     1-1
Auia 45’/Toma 47’
Partizani-Sopoti     3-1
Hoxha 28’(a), Bejzade 32’, Karapici 36/ Lezi 65’

Skrapari-Bilisht S     1-0
Lame 3’

Të hënën, 14.09.2009
Pogradeci-Kamza     1-0
Drazhanin 17’


E Marte, 15 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›