E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimi i pluralizmit politik ne Shqiperi

Levizja Studentore e Dhjetorit te vitit 1990 nga Tirana u perhap ne nje kohe te shkurter ne te gjithe vendin. Nje nga arritjet e para te saj ishte detyrimi per rregjimin e atehershem komunist qe te pranonte pluralizmin politik si nje instrument thelbesor per demokracine. Me 12 dhjetor 1990 ne nje tabum te jashtezakonshem u njoftua vendimi per krijimin e Partise Demokratike si partia e pare alternative opozitare pas afer gjysem shekulli diktature komuniste. Me pas spektri politik ne Shqiperi u pasurua dhe me formacione te tjera partiake te djathta te majta apo te qendres.

Analisti politik Frrok upi eshte drejtor i se perditshmes Agon qe botohet ne Tirane. Ai ka qene kryeradaktori i gazetes se pare opozitare Rilindja Demokratike qe nisi te botohet me rrezimin e sistemit komunist ne Shqiperi ne janar te vitit 1991. Si nje nder aktivistet kryesore per themelimin e Partise Demokratike upi shpreh distancimin nga gjykimet bardh e zi qe i behen pluralizmit shqiptar. Ai e shikon periudhen 20 vjecare ne dinamike qe sic thote per DW ka edhe arritje sinjifikante por dhe aspekte te cilat do te duan te permiresohen e konsolidohen ne te ardhmen.

Si nje deshmitar i pare ose si te thuash si nje protagonist i asaj levizje mund te them se vertet shume gjera jane arritur. Ne rradhe te pare eshte arritur demokratizmi. Ne jetojme ne nje sistem demokratik. Nuk jetojme ne nje shoqeri demokratike por jetojme ne nje sistem demokratik. Kjo eshte shume e rendesishme. Te thuash se je nje shoqeri demokratike kjo kerkon shume kohe. Per aresye se eshte dhe ceshtje e individit e kultures qytetare eshte dhe ceshtje e ekonomise etj. etj. Jane shume probleme por ne kemi sistemin demokratik. Kemi sistemin pluralist politik kemi sistemin e ligjeve e keshtu me rradhe.

Frrok upi permend hapat qe jane bere ne Shqiperi drejt integrimit euro atlantik te vendit si nje permbushje e thirrjeve te para te studenteve ne Dhjetor te vitit 1990 E duam Shqiperine si e gjithe Europa. Sipas tij njeri prej vendeve me fanatike komuniste tashme eshte anetar i NATO-s eshte perfshire ne programin e liberalizmit te vizave per ne zonen Schengen te BE-se pret marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE. upi shton dhe rrjetin e institucioneve te vendit qe jane ne konsolidim duke perqafuar standartet si ne shtetet europiane njerezit flasim lirshem cilido mendon ndryshe nga te tjeret.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Skender Minxhozi

Tani pas 20 viteve shikojme qe edhe ne themeluesit kemi patur gabime. Kemi gabuar se i kemi pare gjerat teorikisht atehere. I menduam gjerat si ne librat e desidenteve te Europes. Nuk ishin ne fakt ashtu. Por kjo nuk do te thote se do te deshperohet pjesa tjeter e popullates. Jemi deshperuar ne sepse gjerat nuk shkuan ashtu si i menduam ne fillim. Psh. ideja ime ishte qe pluralizmi i mendimit dhe media e lire te ishin vertet te lira. Por nuk ja kemi mberritur kesaj. Mendoja gjithashtu se Shqiperia duhet te udhehiqej nga filozofet nga intelektualet njerezit e ndershem. Tani e shikoj se ky ka qene nje iluzion i imi dhe i shokeve te mi. Keto dhe te tjera nuk duan te thone se nuk ke demokraci por se duhet te presesh te konsolidosh konceptet dhe praktikat. Ndaj dhe duan pare zhvillimet ne dinamike ne permiresim.

Analisti politik Skender Minxhozi drejtor i revistes javore MAPO qe botohet ne Tirane ka qene student 20 vite me pare i angazhuar ne Levizjen e Dhjetorit 90. Duke bere nje kthim prapa ne dy dekadat e kaluara qysh kur lindi e para parti alternative politike pas rreth gjysme shekulli diktature komuniste Minxhozi shprehet per DW me nostalgji per 12 dhjetorin e vitit 1990.

Lindja e Partise Demokratike ka qene nje sukses historik per popullin shqiptar. Ka qene nje materializim i nje numri te madh aspiratash qe u mblodhen per nje kohe te gjate. Nje fund i natyrshem nga rregjimi totalitar. Megjithate sot pas 20 viteve kemi mundesine te bejme nje bilanc qe per mendimin tim nuk eshte fort roze. Partia Demokratike do te duhet te demokratizoje veteveten. Duket paradoks por keshtu eshte mbetet nje sfide qe kjo parti te jete demokratike.

Minxhozi shikon mjaft elemente qe sipas tij e mbajne ish partine e pare opozitare me nje demokraci te vaket. Ai permend mendesine e njeshit e mosprezences se debatit ne struktura anashkalimin e rregullave statutore nje formacion qe ka nxjerre ne menyre sistematike armiq brenda rradheve. Analisti Skender Minxhozi menedon se niveli i demokracise se brendshme ne nje parti pasqyrohet drejteperdrejte dhe ne rezultatin e saj qofte ne pozicionin qeverises ashtu dhe ne opozicion. Duke ju kthyer raporteve nderpolitike ne dhjetevjecarin e pare te tranzicionit ne Shqiperi Minxhozi vlereson per DW mjaft energji te humbura.

Ishte nje dekade e cila u harxhua kot ne tensione dhe perplasje ne burgosje te kundershtareve politike apo dhe ngjarje te renda si ajo e vitit 1997. Te cilat reflektonin kulturen e manget nivelin e ulet intelektual nje vetedije mjaft te dyshimte nga ata qe drejtonin partite politike ose nga ata qe perbenin forumet drejtuese te ketyre partive. Shkurt si nje inerci e sistemit komunist i cili i la te gjitha elementet negative ne pluralizmin shqiptar.

Dukuri e vecante ne dhjetevjecarin e dyte sipas Skender Minxhozit eshte rekrutimi i disa figurave te reja ne politike sidomos majtas. Por per Minxhozin kjo prurje e fillimit te viteve 2000 rezultoi ne pjesen me te madhe si klienteliste me lidhje nepotike ku kriteret e besnikerise ishin mbi ato te profesionalizmit. Per Skender Minxhozin drejtor i revistes javore MAPO nje element qe duhet te funksionoje ne menyre te natyrshme eshte rotacioni brenda formacioneve politike. Nje koncept qe po nuk u zbatua sic ndodh ne cilindo vend me standarte atehere padyshim qe do te vijoje ndrydhja atrofizimi dhe deformimi i demokracise brenda partive dhe ne teresi ne shoqerine shqiptare.

Autor Arben Muka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›