SHBA te lodhura nga bisedimet per paqen

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka shprehur lodhjen e Shteteve te Bashkuara nga pengesat e ndryshme qe dalin ne bisedimet per paqen ne Lindjen e Mesme.
Megjithate ajo ka theksuar se Uashingtoni do te vazhdoje te nxise Izraelin dhe Palestinen per te arritur progres.
Clinton ka bere thirrje per promovimin indirekt te bisedimeve mbi ceshtjet kyce perfshire ketu ate te kufijve kolonive refugjateve dhe Jeruzalemit.
Por me heret gjate javes Shtetet e Bashkuara hoqen dore nga perpjekjet per te bindur Izraelin qe te ndale ndertimet e reja ne territore.
Bisedimet per paqen mes Izraelit dhe Palestines rinisen ne shtator pas pothuajse dy vjet nderprerje.