E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fillimi i shkollës rëndon trafikun në Tiranë

Dita e parë e vitit të ri shkollor ka sjellë trafik të rënduar që në orët ë para të mëngjesit në disa zona të Tiranës.

Prindërit kanë vendosur që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre me makinë, por kjo ka sjellë paralizimin e qarkullimit në rrugët kryesore.

Numri i lartë i lëvizjeve solli shtimin e forcave policore në shumë rrugë dhe pranë shkollave, për të stabilizuar situatën.

Gjithashtu, është kërkuar nga të gjitha strukturat e policisë që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me mësuesit dhe bordet e prindërve, për të shmangur çdo fenomen që mund të cenojë rendin nëpër shkolla.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›