Sulmi kibernetik nga Irani/ Reagon DASH: Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë reaguar sërish për sulmin kibernetik që përjetoi Shqipëria më 9 shtator.
Sulmi i ditës së shtunë nxorri jashtë funksionit sistemin TIMS në pikat doganore të vendin si dhe atë të aeroportit të Rinasit.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të zëdhënësit të departamentit të shtetit, Ned Price i cili dënon sulmin e Iranit.
NED PRICE
ZËDHËNËSI I DEPARTAMENTIT TË SHTETIT
Dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë në NATO, Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit të 15 korrikut. Ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Shqipërinë dhe aleatët e partnerët e tjerë, për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për t’i bërë përgjegjës aktorët keqdashës.
Shtetet e Bashkuar janë solidarizuar me Shqipërinë edhe për sulmn e 15 korrikut si dhe për largimin e diplomatëve Iranian nga vendi ynë.
Uashingtoni sanksionoi edhe ministrin e Inteligjencës për shkakt të sulmint kibernetik ndaj Shqipërisë si dhe premtoi më shumë mbështetje për Tiranën për tu bërë ballë agresioneve të tilla.
Vendi ynë vazhdon të mbetet i ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike edhe pse qeveria shqiptare ka siguruar se asnjë nga të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë nuk është prekur.