E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filloi dhenia e targave te reja

Nga Express me 06 dhjetor 2010 ne ora 1445

Sot filloi dhenia e targave te reja te Republikes se Kosoves.

Ne ceremonine e dhenies se targave te reja e cila u organizua ne ambientet e Qendres se Regjistrimit te Automjeteve ne Prishtine ishte ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi i cili e beri dorezimin e tri pale targave te reja per qytetaret te cilit kishin aplikuar per marrjen e tyre.

147Sot eshte dite e gezuar pas nje pritjeje mjaft te gjate per tabelat e reja te regjistrimit me logon 145RKS146 Republika e Kosoves. Sot filluam ne menyre simbolike me dhenien e tyre dhe ishin disa qytetare te cilet kishin fatin te jene te paret148 tha ministri Rexhepi.

Ai shtoi se per furnizim me keto tabela te reja perpos personave civile mund te fillojne menjehere edhe institucionet shteterore.

Ministri Rexhepi pohoi se tenderin per prodhimin e targave te reja e ka fituar kompania qe i ka plotesuar te gjitha kriteret sa i perket dizajnit kualitetit dhe sigurise se larte te ketyre tabelave.

Nderkohe Rexhepi beri te ditur se nepermjet Ministrise se Puneve te Jashtme MPJ jane informuar te gjitha shtetet per vendosjen e tabelave te reja.

147Nepermjet Ministrise se Puneve te Jashtme MPJ i kemi informuar te gjitha shtetet per tabelat e reja dhe nuk presim probleme pervec fqinjit verior qe ka ende probleme me ta148 tha ministri Rexhepi.

Ne te njejten kohe Ministria e Puneve te Brendshme do te filloje me prodhimin e librezave te reja te regjistrimit te automjeteve te cilat do te kene dizajn te ri nje menyre te re te regjistrimit dhe krahasuar me librezat e vjetra kane shume me teper te dhena qe i plotesojne standardet e Unionit Evropian.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›