Filloi sot në Shkodër trajnimi për përfaqësuesit e njësive vendore
Kualifikimit i punonjësve të njësive vendore në drejtim të hartimit të projekteve në funksion të njësive të tyre vendore ka qenë thelbi i në seminari të organizuar sot në ambientet e "Grand Hotel Europa" të Shkodrës nga Ministria e Brendshme në bashkëpumnim me GTZ-në gjermane, me përfaqësues të qarqeve të Shkodrës dhe Lezhës. Përparim Çela, përgjegjës i qëndrës së trajnimit së pushtetti vendor pranë Ministrisë së Brendshme tha se "ky trajnim ka si tematikë kryesore, shkrimin dhe aplikimin e një projekti konkret për nevojat që i parashtrohen çdo njësije vendore". Sipas tij këto projekte që hartohen nga njësitë vendore dorëzohen në Këshillat e Qarqeve, ku bëhet përzgjedhja pe tyre duke përcaktuar prioritet. Për të pranishmit kanë referuar specialistë të huaj, ekspertë për këtë fushë, të cilët krahas anës teorike kanë zhvilluar me pjesëmarrësit edhe seanca praktike. Në mbyllje të trajnimit, pjesëmarrësit e seminarit, pas një testimi përfundimtar përpara komisionit përkatës, u pajisen me çertifikatat përkatëse, të cilat do t’i shërbejnë atyre si dëshmi të kualifikimit në këtë fushë.
...