E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ra ky rast dhe e pamë edhe njëherë dallimin mes standardeve të dy qeverisjeve

Llurba ku ishte kënetizuar shoqëria shqiptare në kohen e kolerës sjell qindra fakte dhe dokumente që nuk i publikonte dhe nuk i jepte kronika rozë kësaj shoqërie. Që pa u kurozuar mirë pushteti i komunistëve, pra fillimi i një kohe kolere të madhe kemi Kongresin e Helmësit ku vendos martesat në mal dhe martesat me urdhër partie. Shkoqitet njëfarë soji, që udhëheqësit e luftës morën vendime të rëndësishme për të lënë gratë dhe për t’u martuar me partizanet e reja. Faktet e njohjeve të E.Hoxhës me Nexhmijen, Mehmeti me Fiqereten kur më parë ishte e fejuar me Ludovikun, Hysniu me Viton ndërsa kishte edhe 1 fëmijë dhe raste të tjera lokale treguan urdhri i partisë që do të përshkonte si një fill krejt nja gjashtë dekada komuniste të mbushur me këtë moral, që kishte lindur njëherazi pas lindjes së partisë dhe përvojës partizançe të malit.
Rasti më flagrant mbetet në qytetin e Vlorës. Sekretari i Komitetet Ekzekutiv u zu gafil ne dollap, e duke prishur kështu një familje të tërë. Madje kam lexuar edhe një tregim të shkrimtarit vlonjat Shefqet Tiganit për këtë ngjarje që bëri bujë ne Vlorë. Zyrtari i lartë madje edhe ish-sekretari i parë i këtij rrethi u fol se u zu ne një rast të këtillë dhe kështu drejtorë ndërmarrjesh duke zbritur në nivele të tjera të administratës.
Kjo përvojë e hidhur pati lulëzimin e saj dhe kulmin në një kohë qeverisjeje prej 8 vitesh të socialistëve. Ministra që u përfolën e stërfolën që u zunë me presh në dorë zyrave me sekretaret  e tyre, drejtorë të Ministrive etj, por ajo që u “fiku besimin” se socialistët do ta luftonin këtë fenomen të trashëguar nga partia e tyre ishte mosluftimi i tyre dhe mosmarrja e asnjë mase shtetërore nga kryetari i qeverisë. Në administratën socialiste ky fenomen ra aq poshtë deri në nivelin e shkollave ku nuk punësoheshin dot përveçse “ata” me biografi të ’97-s dhe “ato” me flokë bjonde apo brune. Rreziku që kërcënonte këtë shoqëri ishte se kjo u bë normë. Nuk pritej kush të luftonte dhe ngjau e keqja më e madhe, atëherë zyrtarët socialistë filluan t’i tregonin shoshoqit historitë rozë me femrat-sekretare dhe qejfet e pamata e të shfrenuara deri në kuisje, nëpër ambientet luksoze. Nëse tek kjo mazhorancë u pa ndonjë fenomen, ai sigurisht mbetet i izoluar dhe Kryeministri reagoi për 4 minuta, kohë rekord që e përmend madje edhe nga mediat e huaja. Ndërsa tek socialistët nuk sollën asnjë reagim për 8 vite. Dhe kjo duhet vlerësuar, sa për moralin çdo person gjykohet personalisht për veprimet që kryen. Nëse nga kjo mazhorancë nuk iu dha rëndësi lajmit të fotove nudo të Ramës diku në Atlantik në botën e nudistëve, kuptohet madje edhe gazeta e saj edhe pse në opozitë nuk i botoi fotot e kryetarit të sotëm, shfaqur lakuriq apo përpara me një gjethe fiku. A shikohet se cili është dallimi, pika ndarëse në moralin e dy qeverisjeve. Që veprimi dënohet e nuk tolerohet sepse  ai të kthehet pikërisht në një te keqe, për më tepër në një fenomen të urryer.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›