Fillojnë bisedimet me Realin

Jorge Mendes, i cili përfaqëson trajnerin e Interit, Jose Mourinho, ishte në stadiumin Santiago Bernabeu të hënën, dy ditë pasi ekipi italian mposhti Bayern Munichun 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Mourinho do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Realin, me vlerë prej 10 milionë euro për sezon.
Mourinho u bë trajneri i tretë që ka fituar titullin kontinental me dy klube të ndryshme, ndërsa ka treguar se synon të bëhet trajner i parë që ka fituar titullin e kampionit në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë.