Moto GP, Jorge Lorenzo fiton në cirkuitin e Le Mans

Dominim i pakundërshtueshëm në Francë i spanjollit të Yamahas, Jorge Lorenzo, që shton diferencën në krye të renditjes së kampionatit botëror në Moto GP. Në cirkuitin e Le Mans, gara e tretë e sezonit, Lorenzo është piloti më i shpejtë i cirkusit. Valentino Rossi ka vështirësi të sfidojë potencën e kolegut të skuderisë, por Stoner ka ende probleme dhe nuk mund të xhirojë si në kohët e arta me Ducatin e tij. Suksesi i dytë sezonal për spanjollin, i 28 në karrierë, pas triumfit në Jerez, në një duel të fituar kundër Doktorit, që e ndjek në fakt 9 pikë diferencë në renditje.
"Duhet të bëj durim dhe të pres momentin tim, sepse kur e kuptoj se ai erdhi unë veproj dhe të kaloja Rossin rezultoi më e thjeshtë se sa e prisja", komentoi Lorenzo. Kampionati, pas vetëm tre garash, kryesohet nga Lorenzo me 70 pikë, e që në klasifikimin e përgjithshëm ka 9 pikë më shumë se Rossi. Stoner duket larg ambicjes për të synuar titullin, me 11 pikë në tre garat e para, ndërkohë që surpriza e Francës është Dovizioso me vendin e tretë të podiumit, që e ngjit në kuotën e 42 pikëve. Gjithësesi, Yamaha duket shumë e fortë për tu thyer. Skuderia japoneze ka vendosur momentalisht dy pilotët e saj në krye të Botërorit dhe për Hondan apo Ducatin misioni bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Eno Skarço < I mëparshmi