Fillon Shpija

Megjithëse në fillim të kësaj jave pati thashetheme se spektakli që do të transmetohet në TV 21 plus, Shpija, mund të shtyhet, tashmë ai pritet që të fillojë së xhiruari.
Më sa duket mollë sherri për këtë kanë qenë edhe zgjedhjet lokale, pasi që data e fillimit të këtij spektakli është 16 nëntori, një ditë pasi të përfundojnë votimet për zgjedhjet nëpër komunat e Kosovës.
Ky shou televiziv do të transmetohet në Radio Televizionin 21 +, pra në rrjetin kabllovik, ndërkaq sponsor kryesor i tij është kompania Vala.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit në këtë festival do të shpërblehen edhe me para, në një shumë prej 24 000 eurosh.
Por, ende nuk dihet se sa persona kanë konkurruar në këtë festival dhe kush ka qenë juri i përzgjedhjes se njerëzve dhe si do të duket formati i shout, si Big Brother, apo ndonjë format tjetër televiziv.