Dyshohet për më shumë
Agim Ahmeti, vozitës i kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Anton Nokajt, shumë shpejt do të ulej në bankën e të akuzuarve nëse rastin ndaj tij nuk do ta merrnin gjyqtarët e EULEX-it.
Nga vendorët ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, por, sipas burimeve të gazetës, EULEX-i ka zgjeruar më tej pistën e hetimeve.
Ndaj Agim Ahmetit është një aktakuzë, e cila si e tillë është konfirmuar. Aktakuza e ngritur nga prokurorja vendore Sevdije Morina është konfirmuar nga gjyqtari i procedurës paraprake Shemsi Hajdini. Ky i fundit është gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, por edhe vozitësi i akuzuar për armëmbajtje pa leje ka qenë punonjës në këtë gjykatë.
Edhe prokuroria, por edhe gjykata kanë punuar deri në konfirmimin e aktakuzës sikur të mos ekzistonte neni 3.5 i Ligjit mbi punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it.
Ky nen përcakton marrjen e rasteve nga ndërkombëtarët në rast se ka dyshim për paanshmëri nga ana e vendorëve.
Këtë fakt e ka vërejtur gjyqtari Hamdi Ibrahimi, i cili në lëndën kundër shoferit Agim Ahmeti do të ishte kryesues i kolegjit të gjyqtarëve.
Ibrahimi, sipas burimeve të gazetës, e ka lajmëruar për këtë çështje kryetaren e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Maria Civinini, e cila e ka marrë lëndën.
Për shkak se Ahmeti ka qenë shofer i Anton Nokajt dhe nga frika se Nokaj mund të ndikojë në epilogun e gjykimit, lëndën ndaj tij e kanë marrë prokurori dhe gjyqtari i EULEX-it, ndërsa si kompetente është caktuar gjykata në Prizren, tha një burim i gazetës brenda gjykatës.
Se lëndën e ka marrë EULEX-i e konfirmon edhe mbrojtësi i Agim Ahmetit i caktuar nga gjykata, avokati Ramë Dreshaj.
Unë kam shkuar të interesohem për lëndën dhe më kanë thënë që ajo ka shkuar në Prizren dhe do të drejtohet nga gjyqtarët e EULEX-it që veprojnë atje, tha Dreshaj.
Ai shtoi se ndaj klientit të tij është konfirmuar aktakuza, ku Ahmeti është akuzuar për armëmbajtje pa leje.
Më 15.08.2009, rreth orës 16:30 minuta, në shtëpinë e tyre në Prishtinë, për shkak të raporteve të përkeqësuara që vazhdojnë për një kohë të gjatë, e pas një fjalosjeje me qëllim të frikësimit dhe kërcënimit të dëmtuarës Naile Ahmetit, bashkëshortes së tij, ia ka drejtuar revolen e markës së panjohur, duke i thënë tash ta kaj nanën ty e pastaj është larguar nga shtëpia dhe revolen e ka fshehur në vend të panjohur, thuhet në diapozitivin e aktakuzës ndaj Agim Ahmetit.
Për këtë vepër Agim Ahmeti është në paraburgim që nga 18 gushti i këtij viti. Por, kjo nuk është e tëra. Burime të Express në polici bëjnë me dije se Ahmeti është intervistuar ditë më parë nga Policia në Gjilan.
Burime të gazetës bëjnë me dije se ai është intervistuar nën dyshimet se ka bërë abuzime të ndryshme financiare bashkë me bosin e tij, kryetarin e Gjykatës Anton Nokaj.
Një pazar të bërë mes Anton Nokajt e shoferit të tij në njërën anë dhe disa personave në anën tjetër e pati publikuar kohë më parë edhe Express.
Në provat dhe dokumentet që posedon Express, Anton Nokaj bashkë me shoferin e tij, Agim Ahmeti, duket të jetë i përfshirë në pazarllëqe të mëdha. Krejt kjo duke premtuar nxjerrjen e vendimeve gjyqësore sipas porosisë së klientit, respektivisht kundrejt pagesës së bërë nga ana e vetë klientit.
Në gjykatë kryhen punët në dy mënyra, ja me të njohshëm ja me pare, thotë Agim Ahmeti në një incizim që posedon Express.
Agim Ahmeti i paraqitur tek njerëzit si Agim Prekazi, thotë po ashtu në atë incizim se lidhje ma të fortë se unë për Anton Nokaj nuk ka...
Me gjithë këto fakte të publikuara, Anton Nokaj është duke vazhduar punën në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Edhe Nokaj është duke u hetuar. Veç hetimeve të mundshme për dallaveret me shoferin, ai është i akuzuar edhe për prishjen e një vendimi gjyqësor. Lënda ndaj tij po ashtu është në Prokurorinë e Prizrenit.
Nokaj është në liri, ndërsa shoferi në paraburgim. Kjo nuk është paraburgosja e parë për të. Kryeprokurori komunal në Prishtinë, Aleksandër Lumnezi, kohë më parë ka konfirmuar për Express se Agim Ahmeti qe arrestuar edhe një herë për shkak se nuk e kishte lëshuar një pronë që ishte privatizuar. Ahmeti, sipas Lumezit, nuk e kishte lëshuar një pronë me arsyetimin se jam shofer i Anton Nokajt dhe nuk ka kush çka më bon.
Në kohën kur Ahmeti kishte qenë i arrestuar, ai tek administrata e Gjykatës, sipas burimeve të Express, kishte dërguar arsyetim se kinse ka qenë sëmurë dhe si i tillë ka qenë në pushim mjekësor.
Sido që të jetë, Agim Ahmeti vazhdon të jetë prapa grilave në pritje të fillimit të gjykimit. Me aktakuzën e konfirmuar ai do të përgjigjet vetëm për armëmbajtje pa leje, por hetimet që janë në proces e sipër, pritet të nxjerrin vepra të reja ndaj të cilave do të përgjigjet Agim Ahmeti.