Fillon bibliotekonomia

Kjo konferencë, e cila tashmë është tradicionale, është organizim i përbashkët i këtyre dy institucioneve më të rëndësishme të bibliotekonomisë - të Kosovës dhe të Shqipërisë, i mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë.
Këtë Konferencë me referimet e tyre e hapën dy drejtorët e institucioneve më të larta të bibliotekarisë në Shqipëri dhe Kosovë, Aurel Plasari dhe Sali Bashota.
Gjatë kësaj konference pritet të iniciohen ide, tema e projekte, që hapin rrugë në rrjedhat dhe në zhvillimet e kulturës e të koleksioneve nacionale, si një sprovë promovuese që ka të bëjë me prekjen e strukturave të dokumentimit dhe të informimit në fushën albanologjike.
Gjatë dy ditëve të konferencës, do të ketë një sërë kumtesash e diskutimesh të rëndësishme për problemet që lidhen me konceptet dhe përmbajtjet bazë të koleksioneve albanologjike.