Fillon “antimafia”, ekspertet: Do te abuzohet

Gjate nje debati ne emisionin "Top Show", pak ore pasi deputetet e mazhorances kishin miratuar ligjin ne kuvend, pika me e diskutuar mbeti termi ‘pasuri e pajustifikuar’.
Me ligjin e ri, ka te ngjare qe cdo kush qe ka perfituar para duke ju shmangur tatimeve, kontrabande, apo ne menyre qe nuk i justifikon dot ligjerisht, t’i nenshtrohet hetimit ne baze te ligjit antimafia.
“Me kete ligj i kerkohet justifikimi i pasurise edhe atij qe nuk ka kryer nje veper penale. Kjo do te thote se i eshte vene nofka kriminel nje personi krejt normal dhe se atij do t'i kerkohet te justifikoje pasurine e vendosur, ne nje kohe kur ne Shqiperi nuk kishte banka”, u shpreh Fatmir Braka, kryetar i Dhomes se Avokatise.
Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani u shpreh se nje person i akuzuar, gjate gjithe kohes pasurite qe ai ka vene per shkak te veprimtarise kriminale jane ne funksion te veprimtarise se tij, ne funksion te ikjes dhe shpetimit te tij.
Ndersa ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate pjesemarrjes se tij ne nje aktiv te Partise Demokratike ne Gramsh ka paralajmeruar se, do te nise nje fushate antimafia.
Pasi akuzuar kreun e opozites Rama tha se me ligjin e ri antimafia do te kerkoje justifikimin e pasurive te disa prej biznesmeneve qe sipas tij jane te perfshire ne mafia dhe qe ndihmohen nga kreu i opozites.
“Ka te beje me ligjin antimafia qe parashikon se ata qe nuk justifikojne dot pasurite e tyre do t’i konfiskohen sipas ligjit, sepse prezumohen se jane ne konflitk te hapur me ligjin dhe Kushtetuten e ketij vendi. Ndaj mafia shqiptare me avokatin e zjarrte Rama, ben thirrje per permbysje te pushtetit te dale me vote. Koka e mafias do te perfundoje prapa hekurave”, u shpreh Basha.