E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai hedh nga ura fëmijën dy vjeç, shpëton

SHKODER- Babai ka hedhur nga ura fëmijën e tij dy vjeç e gjysëm, por fatmirësisht vogëlushi ka mbijetuar.

Policia njofton se shtetasi Eduard Gjoka nga Shkodra ka hedhur nga Ura e Trenit djalin e tij të mitur me inicialet E.Gj.

Deshmitarët okularë kanë njoftuar policinë e cila mbërriti shpejt në vendngjarje dhe transportoi femijen e vogël në spital. Mjeket thonë se vogëlushi është jashtë rrezikut per jeten dhe se ka pesuar një frakture në këmbe.

Ende nuk dihen shkaqet e ketij krimi, por mesojme se personi qe hodhi femijen nga ura ishte i divorcuar nga bashkeshortja. Policia eshte vene ne ndjekje te tij.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›