Fillon protesta e opozitës, Majko: Kjo qeveri ska guxim të hapë kutitë
Tiranë, 10 tetor NOA - Protesta e opozitës sapo ka nisur në bulevardin e madh Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Rreth 9 parti opozitare dhe shoqata të deklaruara kundër qeverisë së Berishës, kundërshtojnë rezultatin e 28 qershorit duke kërkuar hapjen e kutive për të cilat ata mendojnë se është manipuluar me votën e elektoratit të tyre.
Mitingun e madh të opozitës e ka hapur anëtari i kryesisë së PS, Pandeli Majko.
Në fjalën e tij, Majko ka deklaruar se qeveria nuk ka guxim të hapë kutitë.
Jemi këtu të majtë e të djathtë, gjithë grupi parlamentar i PS sepse sot me kutitë e mbyllura është turp të shkosh në parlament dhe është turp të punosh politikan, u shpreh Majko.
Sipas tij verifikimi i votës është konkluzion i viteve të vështira të tranzicionit ku kutitë janë mbyllur e varrosur me rezultatin brenda.
Sot kjo qeveri kërkon të zhvarrosë Nolin, Zogun e Nënë Terezën ndërsa ska guxim të zhvarrosë votën e shqiptarëve, tha ai.
Berisha, vijoi Majko, thotë drejtojuni drejtësisë por cilës drejtësi mund ti drejtohesh kur kjo drejtësi ende ska gjetur vrasësit e një deputeti.
Sot kjo qeveri është një kuti e pahapur, prokuroria është një kuti e pahapur, theksoi Majko.
Më pas e kanë marrë fjalën, përfaqësues të shoqatave, si ajo e minatorëve dhe shoqata e familjeve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit.
m.i/NOA