E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e opozitës, Meta: Është absurde, zgjedhjet ishin të rregullta

Lajmi ritransmetohet me foton e konferencës për shtyp

Tiranë, 10 tetor NOA - Kryetari i forcës së majtë LSI dhe bashkëqeverisës në koalicionin e djathtë, Ilir Meta, e ka cilësuar protestën e opozitës që sapo ka nisur në shesh, si një veprim absurd.

Në një dalje për mediat, direkt pas grumbullimit të socialistëve në shesh, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm në qeverinë e Berishës, Meta, ka deklaruar se asnjëherë tjetër si më 28 qershor, zgjedhjet nuk kanë qenë të rregullta.

Shqipëria ka një axhendë, atë të reformave, kush mendon se do ta ndryshojë do të mbetet i zhgënjyer sepse nuk është kjo rruga, u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›