Fillon qarkullimi Kosovë - Shqipëri

(E plotësuar) Shumë qytetarë të Kosovës me automjetet e tyre ia kanë mësyrë Shqipërisë.
..
Sapo është liruar për qarkullim të plotë autostrada “Ibrahim Rugova" ku kishin filluar protesta që prej mëngjesit meqë përkrahës të deputetit Fatmir Limaj, kërkonin lirimin e tij të menjëhershëm.
...
Organizatori i protestës ka bërë thirrje që protestuesit të largohen nga rruga dhe të nisen për në Malishevë.
...
Tani është larguar edhe bina qe ishe paraparë te sherbente për fjalimet e Qeveritarëve. Kurse, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë. Tani kanë filluar të largohen disa nga qytetarët e pranishëm.
Burime të Indeksonline njoftojnë se ceremonia e përurimit të segmentit të 5-të të autostradës “Ibrahim Rugova” është shtyer për në orën 13:00. Po sipas burimeve të njejta nëse protestuesit nuk do të largohen atëherë ka mundësi që fare të mos ketë ceremoni por se rruga për qytetarët do të lirohet pasditen e sotme.
Gazetari i Indeksonline raporton se protestuesit kanë filluar të largohen.
....
Naim Bujupi ish shef për marrëdhënie civile në Brigadën 121 ka thënë se EULEX-i është pasardhës i atyre që na kanë ndarë në pesë shtete, dhe është pasardhës i UNMIK-ut. Ai tutje ka treguar se nuk dihet sa do të zgjatë kjo protestë.
....
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është kthyer në Tiranë me helikopter.
Organizatorët kanë filluar të largojnë pajisjet teknike nga bina dhe për këtë arsye edhe mund të shtyhet ende ceremonia e përurimit të segmentit të 5-të të autostradës.
....
Komandanti i Policisë Speciale ka dhënë urdhër që të largohen nga Autostrada menjëherë Njësia Speciale e Policisë.
......
Gazetari i Indeksonline raporton se për momentin afër autostradës nuk është duke u parë askush nga qeveria e Kosovës edhe pse më herët ishin parë disa automjete të institucioneve, të cilat ishin larguar menjëherë.
I vetmi që ka qenë i pranishëm është Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, por i cili është larguar menjëherë.
Protestuesit ende janë duk qëndruar në binë. Policia e Kosovës po qëndron pranë tyre, por ende nuk ka intervenuar. Protestuesit me çdo kusht po kërkojnë lirimin e Limajt.
Protestuesit janë duke qëndruar në binën dhe po kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Fatmir Limajt.
Ata po thërrasin “Nëse doni me festu, Fatmir Limajn duhet me e pru”.
Protesta e ish bashkëluftëtarëve të Fatmir Limajt në autostradën “Ibrahim Rugova” ka eskaluar.
Protestuesit kanë shkatërruar të gjitha pajisjet teknike në “skenën” e ndërtuar për ceremoninë e lëshimit në funksion të 60 km të radhës të kësaj autostrade.
....
Ka nisur protesta e Brigadës 122 “Kumanova”. Qindra protestues janë duke qëndruar në Autostradën “Ibragim Rugova” duke kërkuar lirimin e deputetit Fatmir Limaj.
Brohoritjet më të shpeshta që janë duke u dëgjuar janë: “U Hashim ti ku je, Fatmir Limajn ku e ke” , dhe “ Liri për çlirmiarët”.
Në protestë përveç bashkëluftetrarve ka edhe qytetarë të shumtë. Ndërkaq, për sigurinë po përkujdeset Njësa Speciale e Policisë së Kosovës.
Protestuesit janë duke qëndruar rreth 200 metra larg nga vendi ku piret të përurohet lëshimi në qarkullim i një pjese të Autostradës. /Indeksonline/