E Diel, 1 Nëntor 2026

Grekët: Maqedonia shtet i falsifikuar i cigano – shkupjanëve

Deputeti i Partisë fashiste greke "Agimi i Artë" ka akuzuar se nuk do të ketë maqedonas me hyrjen e tyre në Qeveri dhe se ky popull do ti mbetet së kaluarës.

"Dhe ta dinë se ky shtet i falsifikuar i ciganëve shkupjan shumë shpejt do ti takoj së kaluarës. Dhe nëse kjo nuk do të ndodhë me lëvizjet brenda këtij vendi, kjo do të ndodhë sigurisht me rritjen e rejtingut të Agimit të Artë, e cila së shpejti do të jetë në Qeveri", ka theksuar deputeti grek Ilijas Panajotaros. Ai këtë debat të ashpër e ka bërë me ministrin e jashtëm grek Cipras, i cili kishte emërtuar Maqedoninë si FYROM dhe jo si Shkupi, sipas kërkesës së "Agimit të Artë", transmeton INA.

Reagimi i deputetit fashist grek ka nxitur reagimin e ashpër të medieve dhe disa organizatave maqedonase në Shkup. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›