E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon takimi "i fundit" për Neymar

Mediat spanjolle dhe braziliane kanë raportuar se në Brazil ka nisur takimi i fundit mes drejtuesve të Barcelonës dhe Santosit. Blerja e Neymar do të jetë tema kryesore e këtij takimi.

Barcelona thuhet se do ti dërgoj zyrtarëve të Santosit ofertën e re për të e cila sipas mediave spanjolle nuk mund të refuzohet.

Zyrtarët e Barcelonës thuhet se janë nisur me bindje se ky takim do të jetë i fundit për Neymar pasi që sipas tyre sot do të arrihet marrëveshja për blerjen e tij.

Mediat kanë siguruar një foto të një zyrtari të Santosit i cili ishte duke u futur në mbledhje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›