E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filluan bisedimet ne Gjeneve

Nga Express me 06 dhjetor 2010 ne ora 1308

Bisedimet mes Iranit dhe gjashte fuqive boterore rreth programeve berthamore te Teheranit filluan sot ne Gjeneve. Keto jane bisedimet e para ne me shume se nje vit.
Shefja e diplomacise evropiane Catherine Ashton po drejton ekipin negociator te perbere nga perfaqesuesit e Britanise Frances Kines Shteteve te Bashkuara Rusise e Gjermanise.
Nderkombetaret shpresojne qe bisedimet dy ditore me delegacionin iranian te drejtuar nga Saed Xhalili do te cojne drejt zgjidhjes ku Teherani do te pezulloje pasurimin e uraniumit.
Ashtu si dhe ne bisedimet e mehershme nuk do te lejojme te merren neper kembe te drejtat e Iranit. Do te ndjekim te njejtin kurs edhe ne bisedimet me te fundit tha Xhalili ne prag te nisjes se dialogut te sotem.
Bisedimet zhvillohen vetem nje dite pasi Irani njoftoi se kishte prodhuar porcionin e pare te uraniumit te nxjerre ne vend per pasurim.
Fuqite perendimore ne takim besojne se Irani po e ndjen trysnine ndaj ka rene dakord qe te nise bisedimet.
Por komuniteti nderkombetar dyshon se iranianet thjesht po kerkojne te fitojne kohe.
Irani kembengul se programi i tij ka synime paqesore per te prodhuar energji elektrike por shume vende nuk e besojne dhe dyshojne se Irani po prodhon arme berthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›