Bosnje 3 te vdekur nga shembja e nje banese

Tre persona kne vdekur ne Tuzla ne verilindje te Bosnjes dhe Hercegovines si pasoje e shembjes se nje shtepie shembje e provokuar nga rreshqitjet e tokes si pasoje e reshjeve te vazhdueshme te diteve te fundit. Bosnja dhe shume vende te tjera te Ballkanit si Serbia Mali i zi Shqiperia dhe Bullgaria jane goditur nga permbytjet masive dhe rreshqitejt e tokes shkruajne agjensite e huaja te lajmeve. Po sipas ketyre burimeve edhe ne Mal te Zi situata mbetet problematike sidomos ne zonat kufitare me Shqiperine e ne rrethinat e Podgorices gjithashtu. Autoritetet e Malit te Zi njoftuan me heret se rreth 300 persona jane evakuar nga shtepite e tyre ne pjesen veriore te vendit per shkak te permbytjeve te shkaktuara nga reshjet e rrembyeshme te shiut. Shqetesuese mbetet situata nga perkeqesimi i motit edhe ne serbi ku niveli i lumit Drina duket se ka rene por niveli i ujit ne lumin Sava rrezikon te permbyse shume zona. Prej ditesh reshjet e dendura te shiut kane prekur pjesen me te madhe te rajonit te Balkanit. Moti i keq ka detyruar mijera persona te evakuohen nga zonat e rrezikuara. Pak dite me pare gjendje e emergjences eshte deklaruar ne lindje te bosnjes pasi lumi Drin arriti ne nivelin me te larte se me shume se 100 vjet . Per pasoje shume shkolla jane mbyllur dhe transporti u be i pamundur ne shume zona. Probleme te renda u shfaqen me heret edhe ne Kroaci pasi nje pjese e saj u perfshi nga vershimet masive.