Film dokumentar për të zbuluar sekretet e Amy Winehouse

Sekretet e një jete të jetuar në maksimumin e saj mes alkoolit, drogës dhe talentit, si dhe materiale filmike të pa transmetuara më parë që tregojnë anë të pazbuluara të Amy Winehouse.
Filmi dokumentar për këngëtaren që vdiq në vitin 2011, në moshën 27 vjeçare i është besuar regjisorit Asif Kapadia, autori i "Senna". Familja e artistes dha aprovimin pasi dha disa sugjerime "të shihet historia e Amy me ndjeshmëri, ndershmëri dhe pa sensacione.”
Kapadia nuk është fillestar në gjininë e dokumentarëve të këtij lloji, në 2010 ai ka realizuar filmin për pilotin automobilist Ayrton Senna, me të cilin është nderuar me një çmim Bafta si dhe është nderuar në Festivalin Sundance./Indeksonline/