Yjet gjysëm të zhveshura

Gwyneth Paltrow zbuloi trupin dhe vendosi që pa të brendshme të merrte pjesë në premierën e filmit Iron Man 3, të mërkurën mbrëma.
Për bukuroshen e Hollywoodit nuk është kjo hera e parë që e ndien atë “ndjenjë të freskisë” – ajo edhe më parë në premierën e një filmi në vitin 2010 ka veshur fustan tjetër që zbulonte më tepër se sa duhet.
Por ajo nuk është e para që ka bërë këtë në emër të modës - disa prej emrave më të mëdhenj në botën e të famshmeve kanë zgjedhur për të liruar pak hapësirë nën veshjet e tyre të shtrënguara-duke mos veshur të brendshme fare.
Nuk është hera e parë që Rita paraqitet me veshje bajat në skenë dhe nuk ka bërë përjashtime kur u shfaq në X Factor nëntorin e kaluar me këtë veshje të guximshme si macë, shkruan "The Sun".
Kur Kristen u trondit nga një skandal i tradhtisë, ajo goditi mbrapa kritikët e saj duke vërtetuar se çfarë grua mahnitëse është, kur ajo kaloi në qilimin e kuq në premierën e Londrës Twilight Saga: Breaking Dawn Part 2.
Asnjëherë e ndrojtur për të zbuluar sasi me bollëk të lëkurës, Rihanna ka postuar këtë fotografi gjysmë-lakuriq në faqen e saj Instagram e cila me krenari tregon trupin e saj dhe kapelën e saj të re prej leshi./Indeksonline/