Film mbi jeten e Natasha Kampusch

Në Mynih është transmetuar premiera e filmit e bazuar në jetën e viktimës austriake të rrëmbimit Natasha Kampush. Kampush u rrëmbye gjatë rugës për në shkollë në moshën 10 vjecare nga Volfgang Priklopil dhe u mbajt në një qilar pa dritare në banesën e tij në Vienë deri në vitin 2006 kur ajo arriti të arratisej. Priklopil më pas vrau veten. Kampush ishte gjithashtu e pranishme në premierën e filmit dhe ka pozuar me aktoret kryesore para fotografëve. Filmi i titulluar "3.096 Ditë" – i bazuar në autobiografinë e saj me të njëjtin titull, përshkruan jetën e saj në 6 metra katrorë kur për ditë të tëra ajo privohej dhe nga ushqimi.
Në një intervistë për gjermanen Bild, Kampush tha se e njihte veten në film, por që realiteti ishte shumë më i hidhur. Por në kinema nuk mund ta tregosh vërtet pasi do të duhej një film horror, ka përfunduar ajo.